Hamza: Për ish-krerët e UÇK-së, presim vetëm vendim lirues
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se data 16 shtator është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi pritet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hamza, para nisjes së seancës për konstituimin e Kuvendit, tha se pret një vendim lirues për udhëheqësit e UÇK-së, duke theksuar se lufta e tyre ishte e drejtë dhe për liri, pavarësi e dinjitet.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, luftë për liri dhe pavarësi, për dinjitet. Mbi bazën e asaj që është zhvilluar, është e paqartë se nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë arsye tjetër që vendimi të jetë ndryshe, përveç një vendimi lirues”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se, bazuar në zhvillimet e procesit gjyqësor, nuk sheh arsye që vendimi të jetë ndryshe nga ai lirues.
“Presim çlirimtarët tanë të jenë në Kosovë, në familjet e tyre, në shtetin e tyre dhe të jetojnë të lirë”.
